Pritja vazhdon, Broja sërish jashtë skuadrës edhe për sfidën ndaj Brentford

Futboll

Pritja vazhdon, Broja sërish jashtë skuadrës edhe për sfidën ndaj Brentford

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:33
Armando Broja dhe Pochettino

Pritja duket se do të vazhdojë akoma. Armando Broja nuk do të jetë sërish pjesë e “të përzgjedhurve” të teknikut Mauricio Pochettino, teska do të mungojë edhe në sfidën e mesditës të së shtunës, ndaj Brentford.

Ky fakt u konfirmua nga vetë tekniku argjentinas, i cili në konferencën për shtyp, në prag të përballjes iu përgjigj shumë ftohtë pyetjes së gazetarëve, mbi prezencën e “bomberit” nga Malësia e Madhe.

“A do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen ndaj Brentfordit?”, e pyetën gazetarët dhe “Jo”, ishte përgjigj a prerë e trajnerit, duke trishtuar jo pak futbolldashësit, që prej kohësh presin rikthimin e “legjionarit” në fushën e blertë.

Tani pritet të mësohet se kur do të jetë rikthimi “zyrtar” i Brojës dhe nëse do të jetë në gjendje të grumbullohet pas pak më shumë se dy javësh me Kombëtaren shqiptare të futbollit për ndeshjet e nëntorit, të cilat do të vulosin kualifikimin në Euro 2024 të kuqezinjve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat