Mainz i ndërpret kontratën sulmuesit

Futboll

Mainz i ndërpret kontratën sulmuesit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:46
Pamje nga një ndeshje

Postimet që bëri në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duket se i kanë kushtuar shumë sulmuesit të Mainz Anëar El Ghazi.

Mediet gjermane bëjnë me dije se klubi i Mainz ka vendosur që të ndërpresë kontratën e El Ghazit, ndërsa më 17 tetor, skuadra e Bundesligas e cilësoi postimin e sulmuesit “të papranueshëm”.

“Mainz ka liruar Anëar El Ghazi nga detyrat e tij. Vendimi vjen si rezultat i një postimi të bërë në rrjetet sociale nga 28-vjeçari që u shfaq mbrëmjen e së dielës, të cilin më pas e fshiu.

Në postim, El Ghazi mbajti një qëndrim për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që u konsiderua i papranueshëm nga klubi. Para marrjes së këtij vendimi, klubi dhe lojtari zhvilluan diskutim të thellë. Mainz respekton faktin se ka perspektiva të ndryshme për konfliktin e gjatë që ndodh prej dekadash në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, klubi po distancohet nga përmbajtja e postimit në rrjetet sociale në fjalë, pasi nuk përputhet me vlerat e klubit”-njoftonte Mainz më 17 tetor.

El Ghazi iu bashkua skuadrës muajin e kaluar dhe sipas raportimeve të medieve gjermane, ai tashmë është informuar se kontrata e tij do të ndërpritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat