Dështon plani anti-Lukaku i tifozëve të Interit

Futboll

Dështon plani anti-Lukaku i tifozëve të Interit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Ndeshja e të dielës në darkë mes Interit dhe Romës në “San Siro” do të shënojë kthimin e Romelu Lukakut në stadiumin ku ishte thuajse një idhull për tifozerinë zikaltër, e më pas u kthye në armikun e urryer për mënyrën se si braktisi këtë ekip në verë.

Ultrasit e “Curva Nord” kishin paralajmëruar prej kohësh një plan të tyre ku do të shpërndanin 30 mijë bilbila në stadium për të vërshëllyer çdo prekje topi të sulmuesit belg i cili tashmë është pjesë e Romës.

Plani nuk do të zbatohet, pasi Kuestura e Milanos ka vendosur që të mos lejohen bilbilat në stadium, duke kërcënuar me largimin nga impianti të tifozëve. Ishte klubi i Romës që kishte bërë kërkesë zyrtare pasi kishte mësuar për këtë plan dhe Kuestura ka mattë sot vendimin.

Këtë e konfirmoi edhe një postim i “Curva Nord në faqen e vet në Instagram. “Dhjetëmijë në Firence dy vite më parë ishin në rregull, tani jo. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë… abuzimi i radhës”, shkruhej në këtë postim.

Aty i referohej asaj që ndodhi në Firence në vitin 2022, kur Dushan Vlahoviç u kthye si kundërshtar me fanellën e Juventusit dhe tifozeria vendase e priti me bilbilat gati në çdo prekje të topit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat