Ancelotti thotë se Bellingam është gati për ndeshjen me Barcelonën

Futboll

Ancelotti thotë se Bellingam është gati për ndeshjen me Barcelonën

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:10
Bellingham

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se mesfushori anglez Jude Bellingham është gati të përballet me Barcelonën në "El Clasico". 

Bellingham doli herët nga fusha të martën kundër Braga në Champions League për shkak të lëndimit.

"Bellingham do të luajë sepse është rikuperuar plotësisht. 

Nuk kam pse t'i shpjegoj atij se çfarë është një "El Clasico", të gjithë e dinë se çfarë do të thotë.

Është një ndeshje botërore", ka thënë italiani. "Dhe ne jemi në formë të mirë".

Aktualisht Real Madrid Real kryeson renditjen e La Ligas, pastaj vijnë fillimisht Girona, e cila duket të jetë një surprizë e këtij edicioni dhe në vendin e tretë Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat