Tottenham nuk njeh rival, kryeson në Premier League 

Futboll

Tottenham nuk njeh rival, kryeson në Premier League 

Nga: K. G. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:50
Tottenham

Tottenham ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Crystal Palace-s.

Tre pikë jashtëzakonisht të mëdha për spursat, ndërsa Crystal zhgënjeu në konak të vetin.

Golat i realizuan Ward  (53' - autogol) e Son Heung-Min (66').

Jordan Ayew në minutën e 90+4 shënon për Crystal Palacen.

Tottenham ka një ecuri fantastike, nga 10 ndeshje 8 fitore e 2 barazime.

Pas javës së 10-të në Premier League, Tottenham kryeson me 26 pikë dhe Crystal Palace renditet në vend të 11-të me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat