Bochum - Mainz ndajnë pikët, por vuajnë në fund të renditjes

Futboll

Bochum - Mainz ndajnë pikët, por vuajnë në fund të renditjes

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 23:05
Bochum

Bochum-Mainz ndajnë pikët në javën e nëntë të Bundesliga, në një takim që rezultoi shumë i luftuar nga të dyja anët dhe që u mbyll me barazimin 2-2.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 21’ me Stoger, që realizo me penallti. Mainz nga ana tjetër tentoi që të reagonte, por pa sukses.

Megjithatë një autogol i Schlotterbeck në minutën e 59’ e balancoi sfidën, ndonëse barazimi zgjati deri në minutën e 82’.

Pikërisht në atë moment Shclottebeck rekuperoi gabimin dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u rikthyer avantazhin vendasve.

Megjithatë sfida u vulos nga goli i Krauss që u dha barazimin miqve në minutën e 90+6’.

Pas këtij takimi Bochum renditet në vend të 14-të me pesë pikë, teksa Mainz në vend të fundit me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat