“El Clasico” i parë i sezonit, sot përballen Barcelona dhe Real Madridi

Futboll

“El Clasico” i parë i sezonit, sot përballen Barcelona dhe Real Madridi

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet “El Clasico” i parë për sezonin 2023/24 në La Liga.

Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 16:15. Ndeshja i takon javës së 11-të.

Të dy skuadrat po kalojnë nëpër formë të mirë, andaj përballja e sotme mes tyre pritet të jetë mjaft interesante.

Pas dhjetë xhirove të para, Real Madridi ka grumbulluar 25 pikë, me bilanc prej tetë fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.

“Los Blancos” me një fitore eventuale do të merrnin sërish pozitën e parë në tabelë, e cila momentalisht mbahet nga Girona me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë.

Barcelona është e treta me 24 pikë dhe sot ka rastin që të kalojë në renditje rivalin e përjetshëm, për t’u afruar edhe me skuadrën lidere.

Barça, që është skuadra e vetme pa humbje në elitën spanjolle, ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe tri barazimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat