Bushi: Fitore me çdo kusht

Futboll

Bushi: Fitore me çdo kusht

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:18
Bushi

Sot (e shtunë), në orën 14:30 në Ligën e Tretë-Veri do të luhet derbi i madh mes Fortunës dhe GFK Kumanovo, i vlefshëm për javën e 8-të.

Hasanbegasit janë në vendin e parë me 19 pikë, GFK Kumanovo e dyta me tre pikë më pak, pas javës së 6-të.

“Fillimisht në emrirn tim dhe të KF Fortuna dëshiroj t’ju falënderoj për përkrahjen tuaj.

Sa i përket ndeshjes së xhiros së 8-të kundë GFK Kumanovo, ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht në çdo aspekt.

Do të kërkojmë me cdo kusht fitoren, që tre pikët të ngelin në Hasanbeg, e kalaja të mbetet e pamposhtur. Fortunës dhe Hasanbegut ia kemi borxh ligën e dytë”, deklaroi trajneri Agron Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat