Bajrami flet në prag të derbit me Kadinon

Futboll

Bajrami flet në prag të derbit me Kadinon

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:24
Bajrami

KF Shkëndija 77, të dielën, udhëton në Kadino, e cila është në vendin e tretë nga 7 ndeshje të zhvilluara me 16 pikë të tubuara.

Haraçinasit renditen në pozitën e 4-të me 15 pikë të tubuara.

Të dy skuadrat i hyjnë ndeshjes për fitore, duke qenë nën presionin e tre pikëve.

Trajneri i skuadrës, Nijazi Bajrami ka thënë se Shkëndija ku do që luan synon fitoren.

“Normalishtë se është ndeshje e vështirë, por ne synojmë fitoren dhe asgjë tjetër. Jemi përgatitur për këtë derbi me Kadinon, të gjithë lojtarët janë në formë dhe mezi e presin fillimin e ndeshjes.

Do të luftojmë për tre pikë dhe fitoren e parë si mysafirë dhe kjo do të arrihet edhe me ndihmën e tifozëve tanë Çlirimtarët”, deklaroi Nijazi Bajrami, trajner i Shkëndijës.

Ndeshja derbi e javës së 8-të në Ligën e Tretë-Veri mes Kadinos dhe Shkëndijës do të luhet, të dielën, me fillim prej orës 10:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat