Alves me telefon në burg, ish-futbollisti jep një mesazh nga izolimi

Futboll

Alves me telefon në burg, ish-futbollisti jep një mesazh nga izolimi

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:14
Alves

Prej janarit të këtij viti, Dani Alves është vendosur pas hekurave në Barcelonë teksa ish-futbollisti është i akuzuar për përdhunimin ndaj një vajze në një prej diskotekave të Barcelonës në muajin dhjetor.

Braziliani vijon betejën ligjore teksa këmbëngul se është i pafajshëm dhe se marrëdhënia me vajzën ka qenë me miratimin e saj.

Megjithatë, përsa kohë ende nuk janë provat e mjaftueshme, 40-vjeçari do të qëndrojë i izoluar. Edhe pse duket se në burg, Dani Alves e ka gjetur mënyrën për të dërguar një mesazh.

Në mënyrë të befasishme në Instagramin e tij është shfaqur një mesazh shumë domethënës.

“Nuk ka rëndësi se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ishin fjalët e Alves. Gjithsesi, ende nuk dihet nëse Alves ia ka dalë të sigurojë një telefon në burg, apo nëse ky është thjesht një mesazh i të afërmëve të tij nëpërmjet Instagramit të Alves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat