Vetëm në Shqipëri ndodh, në Kosovë jo! Krelani tregon se çfarë e çudit

Futboll

Vetëm në Shqipëri ndodh, në Kosovë jo! Krelani tregon se çfarë e çudit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:18
Qëndresa Krelani

Qëndresa Krelani dhe Albana Bejko ishin të ftuara në emisionin e radhës në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga ana e Skënder Gegës.

Krelani është ndaluar në pjesën e sharjes së tifozëve në stadium, duke treguar atë që e çudit më shumë në Shqipëri dhe që nuk ndodh në Kosovë.

“Në stadium në Shqipëri, fjalët që kam dëgjuar këtu, nuk i dëgjoj në Kosovë.

Këtu nuk dallohet tifozi ultras, hooligan, me atë që ndodhet në tribunën VIP. Janë të njëjtë, kjo nuk ndodh në Kosovë, më ka befasuar.

Në Kosovë ndodh që nga minuta e parë kur fillon loja deri te e fundit të shahen familjarët e lojtarëve nga tifozët, por këtu sharjet vijnë nga disa njerëz që kur i kam parë, i quajnë njerëz të rëndësishëm, serioz”, tha Qeqa Krelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat