Formacioni i Malishevës

Futboll

Formacioni i Malishevës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:23
Pamje nga një ndeshje

Fushë Kosova dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ky duel do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’, pasi stadiumi i Fushë Kosovës është në rinovim e sipër.

Vendasit janë të fundit në tabelë dhe pas humbjes nga Gjilani javën e kaluar kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër Malisheva ka pësuar dy humbje radhazi dhe pas ndryshimeve në shtabin teknik synon të rikthehet te fitoret në kampionat.

Malisheva: Gashi, Pira, Lichina, Prekazi, Veliu, Vitija, Mustafa, Ferati, Nyavedji, Hazrollaj, Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat