E gjithë bota do t’i ketë sytë në Spanjë

Futboll

E gjithë bota do t’i ketë sytë në Spanjë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

E gjithë bota do t’i ketë sytë në Spanjë, ku në orën 16:15 të kësaj të shtune, do të zhvillohet supersfida Barcelona-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të La Liga-s, e njëkohësisht, klasikja e parë për këtë sezon futbollistik.

Ndeshja, e cila do të mbajë mbërthyer tifozë të shumë, do të zhvillohet në stadiumin Estadi Olímpic Lluís Companys.

El Clasico shihet si një përballje e ekuilibruar, ku dominimi i mesfushës, efektiviteti në zona dhe roli i mbrojtësve të krahut do të luajnë një rol përcaktues.

Kampionati spanjoll udhëhiqet nga supriza e këtij sezoni, Granada, me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë.

Në vend të dytë, renditen galaktikët e Madridit me 25 pikë dhe ndjekin blaugranat e Barcelonës me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat