Ky gjyqtar do të drejtojë derbin Barcelona - Reali

Futboll

Ky gjyqtar do të drejtojë derbin Barcelona - Reali

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:50
Hezus Gil Manzano

Të gjithë bien në një mendje se protagonistët kryesorë në një ndeshje futbolli duhet të jenë 22 futbollistët në fushë.

Por pragndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit është paraprirë nga polemika në lidhje me arbitrimin.

Federata spanjolle ka caktuar që kryendeshja e kësaj jave në La Liga të drejtohet nga Hezus Gil Manzano, një nga gjyqtarët më të respektuar në futbollin spanjoll.

Federata spanjolle është menduar gjatë për gjetjen e emrit të duhur për këtë sfidë, kjo për shkak të polemikave që dy klubet kanë pasur në këtë fillimsezoni kundër gjyqtarëve. Si Barcelona dhe Reali janë ankuar jo pak në këtë sezon.

Edhe caktimi i Gil Manzanos nuk është se ka kaluar pa polemika. Veçanërisht ata në Barcelonë janë të pakënaqur me të. Jo sepse nën drejtimin e tij Barça ka humbur të dyja “Klasiket”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat