Guardiola i përgjigjet krahasimit të Messit mes Barçës së tij dhe Argjentinës

Futboll

Guardiola i përgjigjet krahasimit të Messit mes Barçës së tij dhe Argjentinës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:21
Guardiola e Messi

Niveli i mrekullueshëm që kombëtarja argjentinase ka treguar që nga fitimi i Kupës së Botës në dhjetor të vitit të kaluar ka ndezur një debat në vendin e Amerikës së Jugut javët e fundit, nëse skuadra e Scalonit është më e mirë se Barça legjendare e Guardiolës.

Në mediat argjentinase janë bërë krahasime individuale kokë më kokë midis lojtarëve që përbëjnë të dy formacionet kryesore, gjë që ka sjellë opinione të habitshme.

Debati nuk ka mbetur thjesht në shoqërinë dhe shtypin argjentinas. Vetë Messi e nxiti këtë polemikë me deklaratat e tij pas ndeshjes, në të cilën kombëtarja e tij mundi 2-0 Perunë me një gol të vetë Leos: “Unë mendoj se ky ekip është mbresëlënës, vazhdon të rritet.

Barcelona e Guardiolës, a ishte më e mira në histori? Ky ekip kombëtar i Argjentinës është shumë afër saj.

Ka qenë kampion i Amerikës, i botës, kemi lojtarë të mëdhenj, kemi një stil loje shumë të theksuar, që na identifikon, shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Guardiola është pyetur për këto fjalë të yllit Albiceleste para derbit të Manchesterit.

Trajneri katalanas nuk e vë në dyshim reflektimin e ish-yllit të tij: “Me intuitën dhe cilësinë që Messi ka për të analizuar atë që ndodhi në fushën e futbollit botëror, në këtë rast ka qenë vetë aktor i të dyja skuadrave në krahasim, pse të mos e besoj?

Nuk mund të flas për Argjentinën, sepse nuk jam atje. Ai është pjesë e Argjentinës, ka luajtur me Barcelonën time, kështu që mund të analizojë më mirë”.

Më tej, katalanasi shfrytëzoi rastin për të lavdëruar kampionët e botës: “Cilësia individuale që kanë argjentinasit që nga portierët, mbrojtësit dhe në gjithçka…, prandaj janë kampionë bote. Nuk bëhesh dot kampion bote nëse nuk ke diçka të veçantë në të gjitha aspektet, sidomos në aftësi, por është i pabesueshëm edhe mentaliteti”.

Trajneri nga Santpedor shtoi se kombëtarja e Sacalonit “e befasoi atë në momente të vështira, si në çerekfinale apo në finale”. Guardiola donte të nënvizonte se ajo e “Katar 2022” ishte “një nga finalet më të mira që kam parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat