Bayerni nuk nxiton me kontratë të re për Musialën

Futboll

Bayerni nuk nxiton me kontratë të re për Musialën

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:31
Musiala

Xhamal Musiala është kthyer në një nga talentet më të kërkuar në tregun e transferimeve. Real Madrid, Man. Siti apo Liverpulli janë të gatshëm të investojnë miliona euro për të siguruar shërbimet e yllit të Bajern Munihut, por presidenti i klubit gjerman theksoi se Musiala është pjesë e rëndësishme e klubit, por nuk e kanë me nxitim për t’i ofruar një kontratë të re.

“Nuk jemi të befasuar që klube të tjera kërkojnë Jamal, është një lojtar i shkëlqyer, këtë e vërtetoi edhe të martën në Stamboll.

Ai ka një kontratë me ne deri në 2026. Ai e di shumë se çfarë përfaqëson Bajerni, e di gjithashtu që këtu i ka dyert e hapura.

Do të më pëlqente të qëndronte me ne për shumë kohë, por nuk e kemi me nxitim”, u shpreh Harbert Hainer, presidenti i Bajern Munihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat