Sot luhet derbi mes Prishtinës e Gjilanit

Futboll

Sot luhet derbi mes Prishtinës e Gjilanit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i derbit mes Prishtinës e Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina barazoi 0:0 me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti 1:0 Fushë Kosovën.

Prishtina në këtë ndeshje do të jetë me trajnerin e ri Emmanuel Egbo, i cili është pasuesi i Debatik Currit.

Momentalisht, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina zë vendin e pestë me 13 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati në kuotën e 11 pikëve.

Takimi i fundit mes Prishtinës e Gjilanit daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

19:00 Prishtina – Gjilani (Stadiumi Fadil Vokrri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat