​Përfundon pjesa e parë mes Chelseat dhe Brentfordit

Futboll

​Përfundon pjesa e parë mes Chelseat dhe Brentfordit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes Chelseat dhe Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 10-të të Premier Ligës angleze.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea po barazon 0:0 me Brentfordin.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që Sanchez i Chelseat dhe Flekken i Brentfordit arritën të mbajnë portat e paprekura.

Deri tani, Chelsea ka regjistruar 10 tentime për gol, prej të cilave dy ishin drejt portës, për dallim nga Brentfordi që kishte dy tentime për gol e një drejt portës.

Rezultati i pjesës së parë, 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat