Dinamo nuk ndalet, shtang Vëllaznimin në Gjakovë

Futboll

Dinamo nuk ndalet, shtang Vëllaznimin në Gjakovë

Nga: K. Goca Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:25
Dinamo

Nuk është Dinamo e Zagrebit por është Dinamo e Ferizajt, debutues në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupin A.

Një Dinamo që po mahnit me lojëra dhe rezultate, në 10 ndeshje pa humbje.

DInamovitët sot triumfojnë në Gjakovë me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Vëllaznimi shtanget në konak të vetin e Dinamo në festë.

Autor i golit të fitores për Dinamon është, kush tjetër pos Henry Chibuese. 

Ai shënoi në minutën e 28-të pas asistimit të Dren Gashit.

Dinamo kryeson me 26 pikë apo me 8 fitore e 2 barazime, ka 10 pikë më shumë se Suhareka në vend të dytë.

Vëllaznimi renditet në pozitën e 7-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat