Koreografi super, ultrasit befasojnë golashënuesin shqiptar

Futboll

Koreografi super, ultrasit befasojnë golashënuesin shqiptar

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:38
Koreografi

Rubin Hebaj u transferua gjatë muajit shkurt në Uzbekistan, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në këtë kampionat.

Sulmuesi shkodran ka firmosur me FK Andijon deri në dhjetorin e këtij viti.

Skuadër që po luan aktualisht në shtëpi përballë OKMK.

Hebaj e ka nisur si titullar, teksa është përballur me një surprizë të jashtëzakonshme nga tifozët e tij.

Të cilët kanë shpalosur një banderolë gjigante me të në mes të saj. 14 gola numëron në total Hebaj mes kampionatit dhe Kupës (12+2).

Duke bërë që të shndërrohet në idhullin e tifozerisë së skuadra uzbeke. “Luftëtari Hebaj”, shkruajnë shqip ultrasit e Andijan.

Futbollisti shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12 realizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat