Barcelona nuk i shfrytëzon rastet, Reali Madridi e trondit 

Futboll

Barcelona nuk i shfrytëzon rastet, Reali Madridi e trondit 

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:54
Pamje nga ndeshja

Real Madridi me fat, kthehet me fitore të madh nga stadiumi “Olímpico” në Barcelonë.

Barcelona shtanget në minutën e fundit, ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Realn, në derbin e madh.

Barcelona nuk i ka shfrytëzuar rastet madje në dy raste shtylla ka qenë aleat i Realit.

Në minutën e 6-të, gabon mbrojtja e Realit, Gundogan përfitoni dhe ndez festën katalanase në stadium, 1:0

Në minutën e 16-të, Reali me fat. 

Gavi i “rrëmben” topin gjermanit Kroos dhe pason për Fermin Lopez por goditja e këtij të fundit u ndal nga shtylla.

Në minutën e 51-të, Martinez godet me kokë por shtylla e djathtë e shpëton Realin, topi deri të Arajo por portieri Kepa shpëtoi gol të sigurte.

Robert Lewandowski futet në minutën e 61-të në vend të Torres por nuk ia dolën me Barcelonën të fitojnë derbin e madh. 

Reali barazoi, Jude Bellingham ka shënuar supergol në minutën e 68-të. Bellingham me qetësi nga rreth 20 metra shënon në këndin e djathtë, 1:1.

Në minutën e 90+2, Luka Modriç asistoi deri të Jude Bellingham dhe nga afërsia realizoi për 1:2.

Pas javës së 11-të në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 28 pikë, pasojnë Girona me 28, Barcelona 24, Atletico Madridi me 22 pikë (dy ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat