Kosova mposhtet nga Skocia, ndeshja e radhës me Azerbejxhanin

Futboll

Kosova mposhtet nga Skocia, ndeshja e radhës me Azerbejxhanin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:54
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve është mposhtur sot nga Skocia, ndërsa gjithashtu po sot do të ndeshet me Azerbejxhanin. 

Kosova po merr pjesë në garën e Ligës së Kombeve në Skoci, që organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit e të Amputuarve (EAFF), ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Kosova bën pjesë në Ligën D, ku janë të përfshira edhe Skocia, Azerbejxhani, Holanda dhe Shqipëria.

Në ndeshjen e parë Kosova pësoi humbje sot paradite nga nikoqirja e turneut, Skocia, me rezultat 2:0. Ndeshjen e dytë Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot pasdite kundër Azerbejxhanit, derisa nesër do të luajë kundër Shqipërisë (11:30) dhe kundër Holandës (14:30).

Fituesi i këtij turneu shpallet kampion i Ligës D dhe promovohet në Ligën C", ka bërë të ditur FFK..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat