Meta: Jo vetëm Final 4, por do kapim vendin e parë

Futboll

Meta: Jo vetëm Final 4, por do kapim vendin e parë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:55
Meta - majtas

Ermal Meta ka regjistruar sot emrin e tij për herë të parë mes futbollistëve që janë aktivizuar në Kategorinë Superiore.

Futbollisti 18-vjeçar debutoi me Tiranën në ndeshjen ndaj Dinamos dhe ai ka treguar emocionet e tij për këtë ndeshje e jo vetëm.

“Kisha emocione pozitive, e përjetova shumë mirë, po e prisja atë moment. Falënderoj të gjithë stafin për besimin, presidentin, të gjithë trajnerët e akademisë që më dhanë këtë mundësi.

Në vendin e Najdovskit? I uroj shërim të shpejtë, na duhet.

Objektivi i Tiranës? Jo vetëm Final 4, por do kapim vendin e parë. Jam i sigurt, shumë. Një klub si Tirana pretendon sa më lart dhe ne do të kapim aq”, tha Meta pas ndeshjes për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat