Prishtina 01 fiton dhe ka shpresë për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Futboll

Prishtina 01 fiton dhe ka shpresë për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:12
Prishtina 01

Prishtina 01 ka mposhtur AEL-in e Qipros me rezultat të thellë 8:2 në Ligën e Kampionëve në futsall.

Drilon Maxharraj, Lushi Qerimi, Ylli Mzreku, Arif Limani e Halim Selmanaj me dy gola dhe Ermir Kryeziu, i shënuan golat e fitores për Prishtina 01. Panagiotis Skarparis dhe Rafael Schlemper shënuan për qipriotët.

Kampionia dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosovës në futsall aktualisht është në vendin e parë me shtatë pikë në tri ndeshje.

AEL-i është i fundit është pa pikë dhe në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit.

Por, kualifikimi i Prishtina 01 në raundin tjetër do të varet nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Kauno Zhalgirisit të Lituanisë dhe Kampuksen Dynamos së Finlandës.

Nëse fiton Kauno Zhalgirisi, atëherë do të shikohet goldallimi. Goldallimi i Prishtina 01 është +12, ndërsa Kauno Zhalgiris ka goldallimin +7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat