Shqiptari përjashtohet! 8 gola e 3 kartona të kuq! Bayerni turpëron Darmstadt-in

Futboll

Shqiptari përjashtohet! 8 gola e 3 kartona të kuq! Bayerni turpëron Darmstadt-in

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:24
Harry Kane

Bayern Munihu ka shënuar fitoren me të thellë në edicionin e sivjetëm, me rezultat 8:0 ndaj Darmstadt, në takimin e javës së 9-të Bundesliga I.

Ditë e keqe për futbollistin shqiptar Klaus Gjasula (Darmstadt).

Ai shkaktoi në faull në minutën e 21-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë. 

Megjithatë gjyqtari ka shikuar VAR-in dhe e ka përjashtuar Gjasulën.

Tre kartona të kuq, një të Bayerni dhe dy të Darmstadt-i.

Kimmich i Bayernit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-të, dhe te mysafirët Gjasula në minutën e 21-të dhe Maglica (41').

Golat i realizuan  Kane (51', 69' e 88'), Sane (56' e 64'), Muller (71'), Musiala (60' e 76').

Bayerni kryeson me 23 pikë dhe Darmstadt është në vend të 14-të me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat