Ramadani kundër Vojvodës, Lecce pret në shtëpi Torinon

Futboll

Ramadani kundër Vojvodës, Lecce pret në shtëpi Torinon

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:33
Ramadani kundër Vojvodës, Lecce pret në shtëpi Torinon

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Via del Mare” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Lecces dhe Torinos, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 10-të të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Lecce barazoi 1:1 me Udinesen, kurse Torino u mposht 3:0 nga Interi.

Momentalisht, Lecce zë vendin e 10 në tabelë me 13 pikë, krahas Torinos që renditet në vendin e 15 me nëntë pikë.

Kjo ndeshje shihet ndryshe edhe si duel shqiptarësh, pasi që Ylber Ramadani i Lecces përballet me Torinon e Mërgim Vojvodës.

Formacionet zyrtare:

Lecce (4-3-3): Falcone; Gallo, Baschirotto, Pongracic, Gendrey; Gonzalez, Ramadani, Rafia; Banda, Krstovic, Almqvist.

Torino (3-5-2): Milinkovic-Savic; Vojvoda, Buongiorno, Rodriguez; Bellanova, Ricci, Linetty, Gineitis, Lazaro; Sanabria, Pellegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat