Juventus rikthehet i pari pas 1182 ditësh

Futboll

Juventus rikthehet i pari pas 1182 ditësh

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:38
Juventus

Juventus fitoi ndaj Veronës me shifrat 1-0 falë një goli të Cambiaso në minutën e 97.

Bardhezinjtë morën një trepikësh mjaft të rëndësishëm në Allianz Stadium dhe u rikthyen për momentin (në pritje të ndeshjeve të Inter dhe Milan” në krye të Serie A.

Një pozicion që iu mungonte prej plot 1182 ditësh dhe që arrihet pas 154 ndeshjesh. Hera e fundit që Juventus kryesonte Serinë A ishte kur në stol qëndronte Mauricio Sarri dhe ishte periudha e COVID, aty ku edhe bardhezinjtë fituan për herë të fundit titullin në Itali.

Këtë sezon, pa impenjimet e mesjavës në Kupat e Europës, Juventus është totalisht i përqëndruar te gara e titullit në Serie A dhe deri më tani të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri i kanë bërë mirë detyrat.

Tekniku livornez e thekson shpeshherë se ekipi i tij nuk është favorit për titullin dhe se objektivi është të sigurojë një nga katër vendet e para të klasifikimit. Por, nëse në fund do të mund të arrihej më shumë, atëherë askush nuk do të ishte kundër në ambientin torinez. Deri më tani, skuadra e ka treguar se ka potencialin për të konkurruar me Inter, Napoli dhe Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat