Wanda nuk fshihet më dhe zbulon sëmundjen

Futboll

Wanda nuk fshihet më dhe zbulon sëmundjen

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 13:23
Wanda

Wanda Nara vendos të rrëfejë për herë të parë se vuan nga leuçemia.

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja Mauro Icardi, e kishte pranuar se vuante nga një sëmundje, por asnjëherë nuk kishte zbuluar emrin e problemit të saj. Në një intervistë të fundit, wanda theksoi se i duhet të vizitohet çdo javë dhe se është e pasigurt rreth së ardhmes.

“Vuaj nga leuçemia, në fillim nuk guxoja t’i përmendja as emrin sëmundjes. Thoja që kam diçka, që isha e sëmurë etj…, por tani mund t’ia them emrin, e kam guximin. Tani jam mirë, por çdo javë më duhet të udhëtoj për në Argjentinë dhe të kontrollohem. Jam duke marrë një kurë, por ajo ndryshon në bazë të evoulimit të sëmundjes.

Ka shumë pasiguri dhe çdo javë që shkoj të marrë përgjigjet, ndjej që më merret fryma. Bëhej fjalë për një temë delikate, prandaj isha shumë e rezervuar. Kam vendosur të mos e denoncoj Lanata (gazetari që publikoi sëmundjen e Wandës), ai është një gazetar dhe nëse i shkon informacioni atëherë duhet ta publikoj atë”, u shpreh Wanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat