Gundogan shpërthen pas humbjes me Realin

Futboll

Gundogan shpërthen pas humbjes me Realin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 13:57
Gundogan

Ilkay Gundogan, autor i golit që ka zhbllokuar Clasico-n mes Barcelona-s dhe Real Madrid, ka ndërhyrë për të analizuar humbjen e pësuar në shtëpi kundër rivalëve të përjetshëm.

Ish-lojtari i Manchester City-t ka dashur t’i japë një shkundje skuadrës:

“Dua të jem i sinqertë, por pa ekzagjeruar sepse nuk do të doja të thoja diçka që nuk do të doja”, ka saktësuar Gundogan.

“Vij nga dhomat e zhveshjes dhe natyrisht që ka zhgënjim, por pas një ndeshje të rëndësishme dhe një rezultati negativ, do të më pëlqente të shikoja më shumë zemërim dhe zhgënjim.

“Nuk kam ardhur këtu për ta humbur ndeshje të tilla në këtë mënyrë.

Edhe unë kam përgjegjësi si lojtar me eksperiencë që të mos e lë ekipin të mendojnë kështu. Duhet të reagojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat