Humbja në Kukës kushton shtrenjtë

Futboll

Humbja në Kukës kushton shtrenjtë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:24
Migen Memelli

Migen Memelli nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqeblu përmes një njoftimi në rrjetet soaciale.

"Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli.

Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë.

Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme", njofton Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat