Ten Hag: Ta harrojmë këtë derbi, të rikuperojmë në vazhdim

Futboll

Ten Hag: Ta harrojmë këtë derbi, të rikuperojmë në vazhdim

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 21:12
Ten Hag

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, duke folur për “Sky Sports” pas humbjes 3-0 në derbi ndaj Sitit, u shpreh: “Mendoj se në pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Plani i lojës ishte ai që donim dhe u mbrojtëm shumë mirë, duke mbyllur hapësirat dhe duke i mbajtur ata larg portës.

Onana bëri  një pritje të madh, por ne patëm mundësi me dy-tre raste dhe duhet të përfitonim prej tyre. Duhet të merrnim më shumë.

Penalltia e ndryshoi lojën. Nuk kam asnjë koment për të.

Zëvendësimi i Mason Mount pas pjesës së parë: “E bëmë për të qenë më shumë sulmues. Ne po e humbim ndeshjen. Drejtpërsëdrejti pas pjesës së parë duhet të ishim më sulmues. Ne e bëmë këtë duke larguar Eriksen nga krahu i majtë për të shkuar më shpejt deri tek Alvarez duke shtyrë me më shumë fuqi sulmuese dhe për të ndryshuar lojën.”

A e bëri mesfushën më pak të qëndrueshme? “Absolutisht. Plani ynë i lojës, ne ishim shumë të disiplinuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ne bëmë një gabim duke shkuar te portieri në momentin e gabuar dhe nuk rikuperojmë shpejt.

Ata futen në lojë, marrin fuqi në mesfushë, ndizen dhe bënë golin. Por filloi me gabimin tonë. Ne duhej të krijonim sepse po humbasim. Nuk mund të presësh. Kur ke Maunt në stol, mund të presësh më shumë kreativitet.”

Për largimin e Rasmus Hojlund: “Rasmus po luan çdo ndeshje dhe ai nuk është mësuar me të. Ne duhej të punonim shumë për të shtuar presionin. Duhet të mbrojmë lojtarët dhe të vendosnim energji të reja në fushë.”

Plani i lojës ishte i mirë. Por ndryshoi ndeshjes. Kur je në humbje duhet të veprosh si menaxher, veçanërisht kur keni alternativa në stol. Duhet ti përdorim për të marrë më shumë fuqi sulmuese në fushë.”

Për rrjedhën e rezultateve: “Vitin e kaluar ishim në të njëjtën situatë, edhe pas ndeshjes me Sitin. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të rikuperojmë për tjetrën.

Ne kemi luajtur tri herë këtë vit kundër Sitit dhe në të gjitha ato ndeshje luajtëm shumë mirë. Pjesa e parë sot ishte e mirë. Ne e bëmë të vështirë për ta dhe rastet ishin të ngjashme. Ata shënuan golin të parët. Pjesa e dytë nuk është si duhet. Unë e pranoj këtë, por në të tria ndeshjet kemi luajtur shumë mirë kundër tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat