Guardiola e lartëson Bernardon: E admirojmë të gjithë, kishim frikë se do ta humbnim

Futboll

Guardiola e lartëson Bernardon: E admirojmë të gjithë, kishim frikë se do ta humbnim

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 09:51
Pep Guardiola dhe Bernardo

Pep Guardiola është një admirues i madh i Bernardo Silvas.

Ylli portugez ishte pranë largimit nga Manchester City gjatë verës që shkoi, por në fund vendosi të qëndronte në “Etihad Stadium”.

Trajnerin spanjoll e ka gëzuar tej mase vendimi i mesfushorit ofanziv, i cili ishte meritor për triumfin e trefishtë të edicionit të kaluar, përfshirë këtu FA Cup, Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, Silva shfaqi formë të lartë edhe në derbin e Manchesterit në fundjavë.

“Ai është i pazëvendësueshëm. Mund t’ju dedikoj 10 minuta që të flas se çka nënkupton Bernardo për mua dhe për ne. Ne e admirojmë, në dhomat e zhveshjes të gjithë e admirojnë. Kishim frikë se do ta humbnim”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.

29 vjeçari e vazhdoi kontratën më 23 gusht deri më 30 qershor të vitit 2026.

Portugezi shihej afër Barcelonës në verën që shkoi, ndërsa atë e donte edhe Manchester City, por edhe klubet nga Arabia Saudite.

Por, në fund vendosi të qëndrojë në Angli dhe tek “Qytetarët” ndihet mjaft i lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat