Guardiola lavdëron Silva-n: Ai është i pazëvendësueshëm

Futboll

Guardiola lavdëron Silva-n: Ai është i pazëvendësueshëm

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:37
Guardiola e Silva

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka lavdëruar Bernardo Silva-n.

City mundi Man Unitedin (3-0), fundjavën që lamë pas në derbin e Premier League-s.

Guardiola thotë se ishte frikësuar se portugezi do të largohej gjatë verës që lamë prapa. Sipas strategut spanjoll, Silva është i pazëvendësueshëm.

“Ne kishim frikë se mos po e humbnim atë”, tha Guardiola për “Sky Sports”.

"Ai është i pazëvendësueshëm. Ne e duam atë, të gjithë në dhomat e zhveshjes e duan atë”, ka pohuar Guardiola.

Silva tashmë ka rinovuar kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë deri më 30 qershor 2026 më 23 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat