Galatasaray ka gati rinovimin me “veteranin” e skuadrës

Futboll

Galatasaray ka gati rinovimin me “veteranin” e skuadrës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:57
Tifozët

Pas merkatos së verës, Galatasaray ka nisur nga puna për të blinduar “yjet” e skuadrës.

Skuadra turke ka gati kontratën e re për portierin Fernando Muslera, pasi aktualisht bashkëpunimi midis klubit dhe 37-vjeçarin skadon në verën e ardhshme.

Muslera-s i është propozuar një rinovim kontrate edhe për dy vite të tjera, pra deri në verën e vitit 2026, por me një ulje rroge.

Propozimi i drejtuesve është që pas firmës të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, pra 3 milionë euro për dy sezonet e ardhshme, gjë e cila është pranuar nga lojtari, të paktën kështu kanë raportuar mediet turke.

Muslera është pjesë e Galatasaray nga korriku i vitit 2011, kohë kur ai u largua nga Lazio për 6.8 milionë euro, me 37-vjeçarin që numëron 469 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol me skuadrën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat