Mediet britanike: Liverpool-i do të refuzojë çdo ofertë për Salah

Futboll

Mediet britanike: Liverpool-i do të refuzojë çdo ofertë për Salah

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:05
Mohamed Salah

Klubi anglez Liverpool, raportohet se do të refuzojë çdo ofertë për yllin e tyre Mohamed Salah.

Asi egjiptian kërkohet nga klubet e Arabisë Saudite. Sipas medieve britanike, çdo ofertë që do të vijë nga Arabia Saudite do të refuzohet nga Liverpooli.

Klubet arabe synojnë që në muajin janar të transferojnë Salah-in, por, klubi nga “Anfield” do t’i thotë JO çdo ofertë të mundshme nga toka abrabe.

Klubet arabe thuhet janë duke përgatitur ofertë të majme për egjiptianin, megjithatë, “The Reds” nuk duan të heqin dorë nga lojtari të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Al-Ittihad në muajin shtator kishte përgatitur ofertën në vlerë 257 milionë euro për Salah.

Megjithatë, Liverpool është i vendosur që të mbajnë sulmuesin e tyre deri në fund të këtij sezoni, i cili mbase do të jetë i fundit për egjiptianin në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat