Qatip Osmani në stolin e Vllaznisë, drejtori sportiv Plori: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Futboll

Qatip Osmani në stolin e Vllaznisë, drejtori sportiv Plori: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:24
Elvis Plori

Elvis Plori ka prezantuar dje para mediave trajnerin e ri, Qatip Osmanin, dhe njëkohësisht edhe ndihmësin e tij, Bashkim Livorekën. Ka qenë drejtori sportiv i klubit që e ka bërë këtë gjë duke shpjeguar me pak fjalë edhe arsyet që çuan në këtë lëvizje në pankinë.

“Jam këtu për të prezantuar dy trajnerët, të cilët tashmë kanë nisur punë me ekipin tonë, Qatip Osmanin, një emër shumë i njohur në futbollin maqedonas për sukseset që ka arritur me Shkëndijën e Tetovës, si dhe Bashkim Livorekën, ndihmësin e tij. Janë dy trajnerë që kanë vite bashkë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, por koha do ta tregojë gjithsesi.

Jam shumë optimist për punën që do të bëjnë këta dy trajnerë te klubi ynë e prandaj jam i gëzuar që po i prezantoj.

Vendosëm të bëjmë këtë zgjedhje, sepse rezultatet nuk ishin ato të duhurat dhe që prisnim e prandaj u bë kjo zgjedhje, e cila shpresojmë të rezultojë e duhura.

Gjithmonë kur gjërat nuk shkojnë mirë, “kokat e para që priten” janë trajnerët. Vllaznia këto vitet e fundit nuk ka bërë shumë ndryshime trajnerësh. Megjithatë, çdo ndarje është e dhimbshme, por rezultatet janë kokëforta dhe të detyrojnë t’i bësh këto lëvizje”, ka thënë Plori para gazetarëve për zgjedhjen e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat