Partizani për fitore, Vllaznia “kokë më kokë” me Erzenin

Futboll

Partizani për fitore, Vllaznia “kokë më kokë” me Erzenin

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Pas përfundimit të dy sfidave të para të javës së 11 të Superiores, pasditen e së martës, këtë të mërkurë do të zhvillohen edhe 3 sfidat e mbetura të kësaj jave, ku radhën për të zbritur në fushën e blertë e kanë “gjigantët” e kryeqytetit.

Kështu, në orën, 14:00, kampionët në fuqi të Partizanit do të udhëtojnë drejt transfertës “kurbinase”, aty ku Laçi i Mirel Josës do të kërkojë me ngulm një rezultat pozitiv për të qëndruar mes 4 “më të mirëve” të Superiores.

Po në orën 14:00, rivalët historikë të “demave”, “bardheblutë” e Tiranës do të presin në “shtëpinë” e tyre, “Selman Stërmasi”, “durrsakët” e Teutës, një sfidë ku fitorja është obligim për djemtë e Ahmataj,teksa në 3 përballjet e fundit kanë arritur të regjistrojnë vetëm 1 pikë dhe atë në përballjen ndaj Dinamos.

Ndërkaq, për të përmbyllur këtë javë të sezonit mendojnë “kuqeblutë” e Vllaznisë, të cilët do të presin në mitikun “Loro Boriç”, “shijakasit” e Erzenit, sfidë kjo e cila do të startojë në orën 17:00 dhe pritet të vendosë se cila nga këto skuadra do të fillojë shkëputjen me “zonën e ftohtë” të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat