Çfarë thotë për tri ekipet e mëdha italiane?

Futboll

Çfarë thotë për tri ekipet e mëdha italiane?

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:34
Mario Balotelli

Sulmuesi italian Mario Balotelli në një intervistë për “TvPlay”, ka thënë se Interi është favorit për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Manchester City, por që tani po bën karrierë në Turqi, mendon se skuadra “Nerazure” është ekip superior ndaj të gjitha skuadrave në Serie A.

“Mes Juventusit, Napolit dhe Milanit është një gare e mirë për vendin e dytë.

Për momentin, Interi është ekip superior ndaj të gjitha skuadrave tjera, edhe pse është herët të flasesh për Scudetto pasi jemi në muajin nëntor”, ka thënë Balotelli.

Interi aktualisht kryeson tabelën në Serie A me 25 pikë të tubuara, dy më shumë së Juventusi që zë vendin e dytë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat