Tirana "mbytet" në gjoba

Futboll

Tirana "mbytet" në gjoba

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Komisioni i Etikës e Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e saj për javën që lamë pas. Trazirat e ndodhura me tifozët i kanë penalizuar klubet. Tirana vazhdon të gjobitet prej tifozëve.

Më datë 23 tetor ndaj Egnatias klubi bardheblu u gjobit me 100 mijë lekë, ndërsa sërish për sjellje të gabuar të tifozëve në takimin ndaj Dinamo Sitit, Tirana është gjobitur me 50 mijë lekë. 

Bakari Goudiabi, lojtari i Dinamos është pezulluar me tre ndeshje mos lojë, për shkak se ofendoi tifozët e Tiranës gjatë momentit ku u ndëshkua me karton të kuq. Durim Keci, zyrtari i Erzenit do i ndalohet hyrja në cdo stadium për katër ndeshje, kjo sipas Komisionit, Keci ka bërë sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Pezullime ka patur edhe në kategoritë më të ulëta, por ajo më e rënda është i lojtarit të Shënkollit, Bledi Zefi, i cili sulmoi arbitrin gjatë ndeshjes dhe është përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha aktivitetet e futbollit të organizuara nga FSHF-ja.

Sa i përket klubit, Shënkolli është dënuar me gjobë 200 mijë lek dhe humbjen e sfidës në tavolinë me rezultatin 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat