Klubi anglez në krizë

Futboll

Klubi anglez në krizë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:58
Chansiri

Dikur ishte një nga ekipet më të mira të elitës angleze të futbollit, mirëpo kohët ndryshojnë dhe tashmë skuadra e Sheffeld Wednesday ndodhet në vendin e fundit të kategorisë së dytë angleze, Championship.

Mirëpo, jo vetëm renditjes, pasi sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, klubi është në krizë totale, me Presidenti e klubit, Dejphon Chansiri, që ka filluar të bëjë “lypsarin”, duke i kërkuar tifozëve të skuadrës të mbledhin 2 milionë paund, për të shpëtuar ekipin e tyre të zemrës nga falimenitimi.

Sheffieldi është përfshirë në një problem financiar dhe sportiv pasi është lejuar të federojë futbollistët për shkak të borxheve që ka me thesarin britanik e sipas raportimeve, sa më gjatë të zgjasë periudha pa shlyerjen e borxheve, aq më i pamundur do të jetë regjistrimi i lojtarëve.

Kjo do të thotë se klubi anglez mund të përballet me pezullimin e merkatos në tri dritare transferimi.

“Nëse do të kisha para në bankë, do të paguaja menjëherë.

Nëse 20.000 njerëz do të jepnin nga 100 stërlina secili, atëherë do të ishim mirë dhe kjo situatë mund të merrte fund.

Kjo shumë do të mbulonte gjithçka, pagesën në thesar dhe pagat”,- u shpreh miliarderi tajlandez.

Siç theksuam edhe më lart, skuadra e Sheffield është në fund të renditjes, të Championship, me gjashtë pikë pas 14 ndeshjeve, teksa disa ditë më parë shkarkuan teknikun spanjoll Xisco Munoz, i cili ishte trajner i klubit që nga vera e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat