Egbo : Do të jetë një Prishtinë ndryshe

Futboll

Egbo : Do të jetë një Prishtinë ndryshe

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Egbo

Trajneri nigerian, Emmanuel Egbon ka premtuar një Prishtë ndryshe pas humbjes së sotme ndaj Malishevës.

Prishtina u mposht 1-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me një gol të Ilir Mustafës (85’) nga penalltia.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Egbo ka thënë se loja ishte e barabartë dhe ekipet duhej t’i ndanin pikët.

“Në pjesën e parë kemi qenë në kontroll të lojës, ndërsa në pjesën e dytë filluam mirë dhe nga mesi i kësaj pjese na ndodhi diçka nga lodhja shkaku i ndeshjeve në fundjavë dhe mesjavë”, ka thënë fillimisht Egbo pas ndeshjes.

“Ishim në disavantazh edhe shkaku i dëmtimeve.

Por, ky është futbolli. Megjithatë, si shkoi ndeshja, barazimi do të ishte ideal”.

“Besoj se në vazhdim të kampionatit do të jetë një Prishtinë ndryshe”, përfundoi trajneri nigerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat