Daja: Fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve

Futboll

Daja: Fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:44
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur me fitoren e tij në derbin e javës ndaj rivalit të madh, Dritës.

Ballkani ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi ndaj Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë fitore të therandasve u shënua nga Lumbardh Dellova dhe pas ndeshjes trajneri Daja u deklaruar i lumtur.

“Gëzimi është evident kur luan gjithmonë karshi Dritës, që mban pozicionin e dytë në tabelë dhe Ishte përballja jonë e parë, sepse kemi pasur një ndeshje të shtyrë”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Lojtarët e dyja ekipeve u pa që nuk kishin energjinë e madhe në këmbët e tyre. Por u vendos nga një gjuajtje e mirë e Dellovës, pastaj edhe zëvendësimet i dhanë besim grupit”.

“Përveç marrjes së pikëve të plota, fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit”, përfundoi trajneri i kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat