Betejë për Leaon

Futboll

Betejë për Leaon

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Rafael Lea

Rafael Leao mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Paris St Germain dhe Manchester United konsiderohen dy pretendentë seriozë, të cilët do të zhvillojnë një super sfidë për sulmuesin gjatë kësaj periudhe.

“The Reds” besojnë se do të mund ta transferojnë në “Old Trafford”  24 vjeçarin , i cili së fundmi nuk është se ka patur shumë raporte të mira me Stefano Piolin.

PSG gjithmonë kanë treguar se janë një skuadër shumë e rrezikshme sa i përket transferimit të lojtarëve më të spikatur, ku Leao padyshim për momentin mbetet një alternativë shumë e mirë.

Këtë sezon sulmuesi ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste, por pavarësisht këtyre numrave dhe rinovimit të kontratës, e ardhmja mund të jetë në një tjetër ekip për portugezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat