D’Aversa promovon Berishën: Medoni ishte më i miri në fushë në sfidën Lecce - Parma

Futboll

D’Aversa promovon Berishën: Medoni ishte më i miri në fushë në sfidën Lecce - Parma

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:17
Shqipëria

Lecce u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes 2-4 ndaj Parmës, megjithatë trajneri Roberto D’Aversa nuk i ka kursyer fjalët e mira për lojtarët e tij.

I pyetur në veçanti për kapitenin e Shqipërisë U-21, Medon Berishën, tekniku i Lecces theksoi se ai ishte nga më të mirët në fushë.

“Ai ka treguar se nuk është si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera.

Kam pasur përgjigje pozitive edhe nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, ai ishte ndoshta më i miri”-tha D’Aversa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat