Moldavia publikon listën kundër Shqipërisë

Futboll

Moldavia publikon listën kundër Shqipërisë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:32
Shqipëria

Shqipëria do të përballet me Moldavinë më 17 nëntor, duke nisur nga ora 18:00. Kuqezinjve i mjafton vetëm një barazim nëtë transfertë për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Euro 2024.

Por kjo transfertë nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Moldavia kërkon me patjetër fitoren, teksa për herë të parë në historinë e saj është shumë pranë kualifikimit në një Kampionat Europian.

Trajneri Serghei Clescenco ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet me Shqipërinë dhe me Republikën Çeke. Trajneri i Moldavisë do të ketë 25 lojtarë në dispozicion.

Çfarë vihet re është fakti se futbollistët moldavë luajnë kryesisht në kampionatin vendas dhe në atë rumun. Sulmuesi më i rrezikshëm i tyre luan në kampionatin holandez me Herenvenin. Diferencat me nivelin e Shqipërisë janë të dukshme.

Lista e Kombëtares së Moldavisë:

Portierë: Dorian Railean (Chindia Târgovie, Rumani, 14 ndeshje / 0 gola të shënuar), Cristian Avram (Araz-Naxç?van, Azerbajxhan, 8/0), Nicolae Cebotari (Zimbru Chi?in?u, 0/0)

Mbrojtës: Veaceslav Posmac (Boluspor, Turcia, 66/2), Ion Jardan (FC Petrocub, 50/0), Oleg Reabciuc (Spartak Moskë, Rusi, 43/0), Vadim Bolohan (Milsami Orhei, 40/1), Sergiu Platica (FC Petrocub, 42/0), Ioan-Clin Revenco (FC Petrocub, 21/1), Artur Crciun (Puszcza Niepoomice, Polonia, 20/0), Denis Marandici (Turan Tovuz, Azerbajxhan, 10/0), Vladislav Baboglo (Karpaty, Ukraina, 6/1), Dinis Ie?eanu (Zimbru Kishinau, 0/0)

Mesfushorë: Vadim Ra (FC Voluntari, România, 41/2), Nichita Mopan (FC Fakel Voronej, Rusi, 14/2), Mihail Platica (FC Petrocub, 13/1), Serafim Cojocari (Unirea 04 Slobozia, 8 Rom /0), Victor Bogaciuc (Chindia Târgovite, Rumani, 7/0), Mihail Caimacov (NK Sloven Belupom, Kroaci, 20/1), Victor Stîna (Ponserroikos FC, Grecia, 10/2)

Sulmues: Ion Nicolaescu (SC Heerenveen, Hollandë, 39/14), Vitalie Dama?can (Sepsi, Rumani, 32/3), Maxim Cojocaru (Chindia Târgovite, România, 17/0), Virgiliu 38 Fotolachi Francë, 15/0), Andrei Cobe (Slavia Mozir, Bjellorusi, 2/0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat