Futsall/Zbulohet data e turneut memorial “Fadil Vokrri”

Futboll

Futsall/Zbulohet data e turneut memorial “Fadil Vokrri”

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FC Prishtina Futsal ka bërë të ditur se do ta organizojë edhe këtë fundvit turneun memorial “Fadil Vokrri”.

Ky do të jetë edicioni i pestë i këtij turneu memorial në futsall.

Ai do të mbahet nga data 23 deri më 30 dhjetor.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë nikoqir i turneut memorial “Fadil Vokrri”.

Po ashtu, Prishtina Futsal ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vijim do të jep informacione shtesë rreth organizimit të këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat