Fushë Kosova e la të shtangur Llapin! Hyseni humbi penalltinë

Futboll

Fushë Kosova e la të shtangur Llapin! Hyseni humbi penalltinë

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Fushë Kosova kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Llapi zhgënjeu me barazim, duke luajtur baras (1:1) me Fushën Kosovën në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Urim Statovci ka realizuar në minutën e 14-të.

Megjithatë llapjanët shmangin humbjen në pjesën e dytë përkatësisht me golin e futbollistit Januzi në minutën e 61-të.

Në minutën e 80-të, Hyseni dështoi nga penalltia, duke lëshuar rastin më të mirë për t’ia siguruar fitoren llapjanëve.

Pas javës së 12-të Ballkani kryeson me 29 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Drita me 22 (një ndeshje më pak), Llapi 21, Malisheva 16 e Fushë Kosova është në fund me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat