Kërcënohet Villas Boas

Futboll

Kërcënohet Villas Boas

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:47
Villas Boas

Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas kaloi një ferr të vërtetë një natë më parë, sipas mediumit portugez “O Jogo”, ku thuhet se shtëpia e tij është vandalizuar, ndërsa atij i janë dërguar edhe foto të fëmijëve të tij në shkollë.

E gjithë kjo pasi ish trajner i shumë klubeve të njohura, ka njoftuar për kandidaturën e tij që të bëhet president i klubit të Portos, ku më herët ishte trajner dhe fitoi trofe.

Gjatë natës së kaluar, muret e shtëpisë së tij u vandalizuan, gjë që erdhi menjëherë pasi ai deklaroi se do të kandidojë për president të Portos.
“AVB tradhtar” dhe “AVB mosmirënjohës” ishin dy nga frazat e vizatuara në muret e pronës private të Andre Villas-Boas.

Por nuk mbyllet me kaq. Joao Queiroz, një ish-punonjës i FC Porto, zbuloi në Twitter se diçka shumë më serioze kishte ndodhur.

“Kam marrë informacionin se Andre Villas-Boas i janë dorëzuar fotot e fëmijëve të tij të bëra në shkollën ku ata shkojnë. Fotot janë shoqëruar me mesazhe të frikshme. Nëse kjo është e vërtetë, situata është shumë e rëndë dhe kërkon ndërhyrjen e policisë”, ka shkruar Quieroz. Portugezi drejtoi Porton nga viti 2010 deri në vitin 2011, me të cilin fitoi kampionatin portugez, Kupën dhe Superkupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.

Pastaj pasoi një transferim te Chelsea dhe ai drejtoi gjithashtu Tottenhamin, Zenitin dhe Shanghai SIPG.Klubi i tij i fundit ishte Marseille, me të cilën ai ndërpreu kontratën në shkurt të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat