Toure largohet nga Standard Liege, bashkohet me Roberto Mancinin

Futboll

Toure largohet nga Standard Liege, bashkohet me Roberto Mancinin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Yaya Toure

Yaya Toure veçse ka paketuar gjërat e tij dhe është larguar nga Standard Liege me efekt të menjëhershëm, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Toure ishte asistent-trajner i Carl Hoefkens te Standard Liege, ndërsa tani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Toure i bashkohet stafit të trajnerëve të Roberto Mancinit te Kombëtarja e Arabisë Saudite.

Yaya ka nënshkruar kontratën e tij si asistent-trajneri i ri i Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat