Interi është i fiksuar pas çështjes “Lukaku”

Futboll

Interi është i fiksuar pas çështjes “Lukaku”

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Marotta

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, në intervistën e fundit ka prekur shumë çështje aktuale të zikaltërve, duke filluar me çështjen e stadiumit:

“Është një temë që, siç e dini, trajtohet nga Alessandro Antonello. Unë thjesht po them se stadiumi është nevojë për çdo klub modern futbolli dhe ne gjithashtu po ndjekim këtë rrugë”.

Interi është i fiksuar pas çështjes “Lukaku”, siç thotë Mourinho.

Absolutisht jo. Ne kemi folur disa herë për këtë temë, është pjesë e së shkuarës.

"Duam të fokusohemi në të tashmen, sepse është sfiduese dhe duam ta nderojmë sa më mirë. Për ne kapitulli Lukaku është mbyllur dhe këtë e kemi përsëritur disa herë", tha Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat